ENVER MEHMETI INTELEKTUAL I KOMPLETUAR

04 shkurt 2022 | 20:45

Zv/ kryetari i KKSH-së z. Enver Mehmeti, në opinionin e gjerë njihet një intelektual i mirëfilltë, i cili e ushtron detyrën me një profesionalizëm të lartë, si në postin e zv.

Kryetarit, por edhe në detyrën e tij profesionale të sekretarit të KKSH-së.

Ai edhe pse është në detyrë të zv. Kryetarit, i kryen edhe punët tjera, të cilat lidhen kryekëput me profesionin e tij të juristit të dëshmuar dhe është shtyllë kryesore e këtij institucioni më të lart politik të Luginës së Preshevës.

Përveç kësaj, Mehmeti herë pas herë shkruan postime në faqen e tij të fb.-së, duke shprehur qëndrimet e tij prej një profesionisti të theksuar në fushën juridiko-politike, me të cilat popullata e Luginës së Preshevës çdo ditë po ballafaqohet.

Enver Mehmeti është një intelektual i rrallë, këtë e ka treguar në punën e tij prej sekretari dhe në fushën e juristit të shquar, ku edhe i ka ndihmuar popullatës në çaste të vështira dhe ate pa përfitime materiale.

Edhe në takime me figura kyçe të politikës shqipatare dhe ndërkombëtare, Mehmeti i mbron mendimet e veta, të cilat lidhen shpirtërisht dhe kryekëput me çështje e pazgjidhur të shqiptarëve të tri komuanve tona.

Pastimet e tij në rrjetin social të facebookut janë të shkurtra, por kanë domethënie të thellë logjike, prandaj me të drejtë mund të themi se Enver Mehmeti është një intelektual i kompletuar.

Bilall Maliqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doli nga shtypi libri më i ri, romani për fëmijë…