Epidemia staliniste e Gjykatës Speciale vazhdon!

30 prill 2021 | 22:11

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Sali Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nuk e kanë vendin në burg, por në mesin e familjarëve të tyre.

Më 25 mars të këtij viti reagova për faktit se Sali Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë privuar nga e drejta më elementare njerëzore: e drejta për të takuar më të dashurit e tyre!
Zbatimi i një mase të tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës me arsyetimin për gjoja mbrojtjen nga rreziku i infektimit që mund t’u vijë nga jashtë është në përputhje të plotë me logjikën staliniste që INTERNIMIN e njerëzve në Gulag e arsyetonte me masat që duhej të pamundësonin përhapjen e epidemisë antikomuniste.
Zbatimi i masave që ua ndalojnë vizitat familjarëve të 7 personaliteteve të luftës çlirimtare të Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me masat preventive ndaj COVID-19, por në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje skandaloze të të drejtave të njeriut që duhet të alarmojë të gjitha institucionet ndërkombëtare.
Sikur të kishin pasur për brengë shëndetin shpirtëror të njerëzve që padrejtësisht janë ndarë nga gjiri familjarë, në rrethanat kur nuk mund t’u sigurohet e drejta e vizitave, atëherë do të kishin zbatuar masat e arrestit shtëpiak, sepse, fundi i fundit, për asnjërin nga të akuzuarit nuk është dëshmuar asnjë përgjegjësi me të cilat i ngarkon akuza.
Përkundër faktit se personalitetet e lartpërmendura kanë dëshmuar se asnjëherë nuk i janë shmangur ballafaqimit me drejtësinë dhe rrjedhimisht do të duhej të gëzojnë të drejtën të mbrohen në liria për të gjitha akuzat që u bëhen, Gjykata e Apelit nuk përfill faktet por, duke u mbështetur në praktikat staliniste, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së për lirim të përkohshëm!
Sikur të kishin pasur për brengë mbrojtën e tyre nga virusi COVID-19, autoritetet përgjegjëse
E ashtuquajtura Gjykatë Speciale është institucion i shtetit të Kosovë dhe u përket bartësve të institucioneve shtetërore, politike dhe shoqërore që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm që këtyre padrejtësive t’u jepet fund një herë e përgjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Kroate e Xhudos, këtë fundjavë, do të jetë nikoqir…