Sot në emisionin Debat Plus ka ndodhir një ngjarje interesante.
Teksa moderatori Ermal Panduri po përgatitej të lexonte rezultatin e sondazhit, ka vrapuar në drejtim të analistit Lirim Mehmetajt. Panduri është kujdesur t’ia mbyllë gojën Mehmetaj për të mos ofenduar votuesit, pasi rezultati i sondazhit ishte në favor të VV-së.
E pas emisionit, Panduri e ka postuar një fotografi, duke treguar edhe arisen se pse ia mbylli gojën Mehmetajt.
“Ai momenti kur e lexoj rezultatin e sondazhit por tutna mos Lirim Mehmetaj po mi shan’ shikuesit” – shkroi Panduri.
Ndryshe, emisioni i debatit politike “Debat Plus”, që udhëhiqet nga moderatori Ermal Panduri, e ka trajtuar si temë arrestimin e asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, në Shqipëri nën dyshimin për trafikim të drogës.
Në lidhje me këtë temë, emisioni “Debat Plus” ka shtruar një pyetje. Në fakt, ka organizuar një sondazh.
Pyetja është e thjeshtë: “A e dëmton imazhin e LVV-së, afera me drogën?”.
74 për qind kanë thënë jo, ndërsa 26 po.