“Epoka e re” e para në Media Ligë

06 tetor 2018 | 11:40

Gazeta “Epoka e re” është e para në renditjen tabelore të Media Ligës, pas xhiros së katërt.

“Lajmi.net” në ndeshjen ndaj “KosovaPress”-it luajti me rezultat 1-1, kurse këtë barazim e shfrytëzoi për mrekulli “Epoka e re” që shënoi fitore ndaj “Zërit” (3-5), dhe është lidere falë golaverazhit me të mirë.

Ndeshja në mes “Epokës” dhe “Zërit” ishte mjaftë e fortë dhe fituesi u vulos vetëm në minutat e fundit, pasi deri atëherë rezultati ishte 3-3, por një shpërqendrim të ekipit të “Zërit” e shfrytëzoi ekipi i “Epokës së re” dhe shënoi dy gola për të arritur fitoren e tretë radhazi.

Fitore ka shënuar edhe “Media Works” ndaj “Infocusit” (2-7), kurse “Klan Kosova” e mposhti “RTK”-në (6-3). Fitoren me bindëse në xhiron e katërt e regjistroi “Gazeta Blic”, e cila e mposhti “D+”, me rezultat 14-2.

Fotografia e Media Ligë

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milena Ivanoviq, gruaja e ish-liderit të SDP-së, të vrarë në…