“Epoka e re”, kryevepër

27 janar 2020 | 09:42

Hajdin Abazi (opinionist i dikurshëm i “Epokës së re”), aktualisht ambasador

I nderuar botues i “Epokë së re”, z. Muhamet Mavraj, ju shprehu përgëzimet më të sinqerta me rastin e 20-vjetorit të nisjes së botimit të “Epokës së re”.

“Epoka e re” është vazhdimësi e veprimtarisë sate qysh si student për të drejta kombëtare e për liri, me çka ke dëshmuar se rrugëtimi yt ishte në interes të pastër të kombit, sepse vazhdove, përmes “Epokës së re”, shërbimin në të mirë të atdheut, të kombit, të shtetbërjes, të lirisë e të demokracisë.

Ke mbijetuar në një situatë të pafavorshme, dhe në një konkurrencë ku zakonisht pak zbatohen rregullat. Me shumë sfida, me shumë peripeti, gjithsesi, por ia ke dalë me dinjitet, duke mbetur një fanar i paanshëm e objektiv (aq sa mund të bëhet në gazetari).

Pikërisht për këtë edhe kam bashkëpunuar një kohë të gjatë me “Epokën e re” ku edhe kam botuar opinione, ndonëse ka vite që nuk merrem më me analiza.

“Epoka e re”, një kryevepër e jotja dhe e stafit, u bë një tribunë për disa mendimtarë, njerëz të penës e të shkencës të cilëve askund tjetër nuk iu ishte bërë e mundur publikimi. Mbi të gjitha, kryesisht kanë qenë shkrime me vlera.

Shembulli më i jashtëzakonshëm është ai i botimit (2016, 2019) të shkrimeve shkencore, në fakt të një paradigme shkencore në fizikë, të Naim Krasniqit. Me këtë, përveç se në aspektet e tjera informative, “Epoka e re” u bë një tribunë shkencore ku u parashtrua një platformë e re, e cila do ta transformojë e revolucionarizojë shkencen.

Epokës së re i uroj jetë të gjatë, kurse ty, Muhamet Mavraj, të uroj shëndet.

Krenar me ty, që qëndrove stoik e me dinjitet!

Suksese pafund!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ndue Dodaj 2000 - EPOKA E RE - 2020…