“Epoka e re” për fitore ndaj “RTK”-së, derbi mes “Lajmi.net” dhe “Media Works”

09 nëntor 2018 | 11:16

Xhiroja e nëntë në Media Ligë do të jetë interesante.

Ekipi lider, “Epoka e re”, pas barazimit të papritur në ndeshjen e kaluar ndaj “Lajmi.net”, tash synon fitore ndaj “RTK”-së në mënyrë që ta vazhdojë dominimin në ligën e medieve të Kosovës.

Ndërsa derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në mes të “Lajmi.net” dhe “Media Works”, dy ekipe që synim kanë titullin e kampionit. Ekipi i dytë në tabelë, “Klan Kosova”, do të luajë ndaj “D+”, kurse ndeshje mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të “KosovaPress”-it dhe “Gazeta Metro”-s. Në takimet e tjera përballen: “Ora Info” – “InfoKosova & PrishtinaPost”, “Gazeta Blic” – “Gazeta Zëri”, “Kallxo.com” – “Telegrafi”, “RTV Dukagjini” – “Infokusi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar takimin e…