Eqrem Kryeziu në përkrahje të Vjosa Osmanit

02 prill 2020 | 17:31

Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka mbështetur qëndrimin e Vjosa Osmanit në Kuvend, ditë kur u rrëzua Qeveria Kurti, mocionin ndaj të cilës e kundërshtoi Osmani, ashtu siç doli kundër që LDK-ja të bashkëpunojë me partitë e PAN-it.

Kryeziu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka mbajtur qëndrim parimor në lidhje me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Nuk është e ndershme po nuk e pranuam botërisht se zonja Vjosa Osmani mbajti një qëndrim parimor për t’u admiruar në Kuvendin e Kosovës së fundmi. Sigurisht se kam miq në Lidhjen Demokratike të Kosovës që vepruan ndryshe nga Vjosa. Nuk do të dëshiroja ta ndiejnë veten të fyer nga deklarimi im, por ata mund ta ngushëllojnë veten, sepse janë më shumë”, ka shkruar Kryeziu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edison Cavani përfundon kontratën me PSG-në në fund të sezonit…