Erald Selca: “Epoka e re”, sinonim i gazetarisë atdhedashëse

14 shkurt 2020 | 13:22

Erald Selca, lexues i rregullt i gazetës “Epoka e re”, ka uruar për daljen e numrit të 6000-të dhe 20-vjetorin e themelimit të saj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “Epoka e re” është sinonim i gazetarisë atdhedashëse.

“Gazeta patriotike ‘Epoka e re’, është sinonim i gazetarisë atdhedashëse e cila ndoqi idealet e Adem Demaçit, ilegales dashurinë për shtetin shqiptar, Lëvizjen Popullore të Kosovës, UÇK-së dhe simotrave të saj. ‘Epoka e re’ stafi i saj drejtues këto 20 vite janë përballë dhe me falangat e së shkuarës UNMIK-ut, EULEX-it dhe asnjë presion ata dhe ne nuk na ka thyer duke mbrojtur vlerat kombëtare nga gjuetia e shtrigave. Duke qenë lexues i rregullt dhe bashkëpunëtor me dhjetëra shkrime, ‘Epokës së re’ i uroj miliona numra e mbijetesë në tregun e vështirë mediatik të ne. Suksese Muhamet, Sadik, Mal, Shkëmbim”, ka shkruar Selca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës (UP) ka promovuar librin “50 Vjet Universiteti…