Erdogan: Amerika po përpiqet të vrasë ekonominë turke

14 shtator 2018 | 15:33

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka fajësuar SHBA-të për luhatjet e fundit të lirës turke. Erdogan ka deklaruar se Amerika po përpiqet ta vrasë ekonomikisht Turqinë.

“Jemi përballur me një sulm të neveritshëm mbi ekonominë turke, pasi disa vendime negative të administratës amerikane për vendin tonë janë përdorur si justifikim.  Rritja e menjëhershme e kursit të këmbimit në 7, në muajin gusht, është dëshmi e një përpjekjeje për vrasje ekonomike“, ka thënë Erdogan.

Rënia e lirës turke ka rënë në nivele rekord në muajin gusht, pasi SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë për mbajtjen në burg të pastorit amerikan, Andrew Brunson, i cili akuzohet për terrorizëm./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Divine Myles është transferi i fundit i skuadrës së Prishtinës…