Erdogan dëshiron ndarjen e universiteteve në baza gjinore

10 korrik 2019 | 14:13

Presidenti turk, Erdogan duket se ka zbuluar në Japoni një model që e mendon të vlefshëm edhe për Turqinë: Universitetet me ndarje gjinore.

Një pasazh të fjalimit të tij gjatë samitit të fundit të G20-s në Osaka ka zgjuar vëmendjen e ka ngjallur debate.  Me këtë rast Erdogani ka lavdëruar sistemin arsimor japonez, në të cilin disa universitete praktikojnë ndarjen e gjinive.

“80 universitetet e grave në vendin e largët lindor janë një “një gjë shumë e rëndësishme”, ka thënë ai, duke shtuar se mund të përfytyrojë të njëjtat hapa edhe në Turqi.

Pas kthimit nga samiti, Erdogan i ritheksoi në Ankara avantazhet e sistemit arsimor me ndarje gjinore sipas modelit japonez, që ai e sheh të realizueshme edhe në universitetet turke.

Erdogan ka këshilluar Këshillin e Arsimit të Lartë në Turqi, YÖK të trajtojë këtë temë. Por reagimet në  shoqërinë turke, mes tyre edhe mbështetës të lëvizjes feministe, ishin të ashpra. Ata  thonë se sot ndarja gjinore është një akt diskriminimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, aktualisht këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj,…