Erdogan e kërcënon Haradinajn: Do të japësh llogari për shkarkimet

31 mars 2018 | 17:39

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Erdogan, në fjalimin e sotëm, ka kritikuar kryeministrin e vendit, për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi.

Ai i ka ftuar qytetarët e Kosovës të dalin dhe të protestojnë kundër Haradinajt.

“Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë ka kapur gjashtë përfaqësues të gylenit. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, ka thënë Erdogan.

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, ka shtuar Erdogan. (AA)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sporteli i koncesionarit i vendosur për pagesën e Rrugës e…