Erdogan i bindur: Mohamed Morsi u vra, nuk vdiq nga shkaqe natyrore

20 qershor 2019 | 14:50

Presidneti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se ish presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi, nuk vdiq nga shkaqe natyrore, por u vra.

“Mohamed Morsi fatkeqësisht ‘u përpëlit’ në dyshemenë e gjykatës për 20 minuta dhe zyrtarët nuk ndërhynë”, ka deklaruar Erdogan.

Erdogan ka deklaruar se do të bëjmë çdo gjë të nevojshme që Egjipti të gjykohet në gjykatat ndërkombëtare për vdekjen e Morsit.

Ish presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, ka vdekur në gjykatë, njofton televizioni shtetëror.

Mësohet se 67- vjeçari ishte duke u përballur me akuzat për spiunazh në momentin që ndërroi jetë.

Morsi u dënua me vdekje për spiunazh dhe tradhti, si dhe për arratisje nga burgu dhe dhunë gjatë revoltës së vitit 2011./javanews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar M. Hoxha Vuajtjet e kosovarëve do të shpërbleheshin njëzet…