Erdogan sërish në Tiranë në maj

20 janar 2022 | 09:35

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar një tjetër vizitë në Tiranë.

Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kreu i shtetit turk ka thënë se do të jetë i pranishëm në hapjen e xhamisë së re

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan  Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, ka thënë Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë në Opinion se…