Erdogani: Assadi është terrorist

27 dhjetor 15:08

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka quajtur presidentin e Sirisë “terrorist” dhe ka thënë se është e pamundur paqja në Siri derisa ai është në pushtet.

“Assadi është padyshim një terrorist që ka kryer terrorizëm shtetëror”, ka thënë Erdogani në Tunis, në një konferencë të përbashkët për media me homologun tunizian, Beji Caid Essebsi.

“Është e pamundur të vazhdohet me Assadin. Si mund ta shohim të ardhmen me një president sirian, i cili ka vrarë gati një milion qytetarë të tij”, ka thënë Erdogani, raporton “Rel”.

Turqia, që prej fillimit të konfliktit civil në Siri, në vitin 2011, ka mbështetur grupet rebele, që luftojnë për rrëzimin e Assadit.

Ajo ka strehuar mbi dy milionë refugjatë sirianë që kanë ikur nga luftimet. Turqia po ashtu ka rënë dakord në vitin 2015 që koalicioni shumëkombësh, i udhëhequr nga ShBA-ja, të përdorë bazat e saj ajrore për sulme në Siri, kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
San Antonio e mposhti Brooklyn me shifrat 109-97, suksesi i…