Erdogani dhe Putini takohen të hënën në Sochi

01 shtator 2023 | 13:14

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të presë të hënën në takim homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, në qytetin Sochi, ka bërë me dije të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ky takim vjen pas disa javëve të spekulimeve se kur dhe ku mund të takohen të dy udhëheqësit. Më herët këtë javë, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka pritur homologun e tij turk për bisedime në Moskë.

Turqia, së bashku me Kombet e Bashkuara, kanë ndërmjetësuar një marrëveshje në korrik të vitit 2022 që kishte lejuar Ukrainën të transportonte grurë dhe produkte të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi

.Një memorandum i veçantë midis OKB-së dhe Rusisë, i rënë dakord në të njëjtën kohë, ishte zotim për kalimin e pengesave për dërgimin e ushqimit dhe plehrave nga Moska në tregjet botërore.

Megjithatë, Rusia është tërhequr nga marrëveshjet në fillim të këtij viti, duke pretenduar se kushtet e saj nuk ishin përmbushur, shkruan “AP”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme, tre të mitur janë shoqëruar në…