Shoqërohen në polici tre të mitur, dyshohen për djegien e Muzeut të Gjakovës

01 shtator 2023 | 12:58

Gjatë ditës së djeshme, tre të mitur janë shoqëruar në policinë rajonale të Gjakovës të dyshuar për rastin zjarrvënie në Muzeun e vjetër të muzikës në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë me dije policia rajonale e Gjakovës. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti për zjarrin është dërguar për hetim në sektorin e krimeve të rënda në kuadër të policisë.

“Për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në sektorin e krimeve të rënda pranë kësaj drejtorie”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.39€…