Erdogani i quan vendet evropiane islamofobë

26 tetor 2020 | 08:27

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi të dielën se vendet evropiane duhet të heqin qafe islamofobinë. Kreu i shtetit turk bëri një deklaratë mbi islamofobinë në rritje në vendet evropiane. “Nëse shtetet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global që po ristrukturohet politikisht dhe ekonomikisht, ato duhet të heqin qafe sëmundjen e islamofobisë në organizimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Përndryshe kjo sëmundje do ta gërryejë tërë Evropën nga brenda duke filluar prej Francës e deri tek Gjermania”, u shpreh Erdogani përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre deputetë shqiptarë nga lista e përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare…