Erdogani paralajmëron masa të ashpra ndaj medieve sociale

01 korrik 2020 | 15:09

Turqia do të përgatisë një projektligj për të kontrolluar platformat e medieve sociale ose për t’i mbyllur ato. Kështu ka bërë me dije presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka thënë se familja e tij ishte fyer në internet.

“Ministri i Financave, Berat Albayrak, dhëndri i Erdoganit, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ se kishte lindur fëmija i tij i katërt. Gruaja e Albayrak, Esra ishte fyer nga disa përdorues, të cilët u arrestuan më vonë”, ka deklaruar ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Presidenti Erdogan ka thënë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të paraqesë një projektligj për të kontrolluar përdorimin e medieve sociale, duke shtuar se një rritje e “akteve imorale” viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.

“Këto platforma nuk i përshtaten këtij kombi. Ne duam t’i mbyllim, t’i kontrollojmë ato duke sjellë një projektligj në parlament sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Erdogan ka pohuar se kompanitë e medieve sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t’iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

Në muajin qershor, Turqia kritikoi ashpër kompaninë “Twitter” për pezullimin e më shumë se 7,000 llogarive që mbështesnin presidentin Erdogan, duke thënë se kompania po njollos qeverinë dhe po përpiqet të ridizajnonte politikën turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit, për…