Erdogani tregon se çfarë dëshiron Turqia në Ballkan

18 shtator 08:06

Teksa në Bruksel shprehin shqetësim për ndikimin turk në rajonin e Ballkanit, presidenti Rexhep Taip Erdogan duket i vendosur për të vijuar me të njëjtën strategji. Për t’i kthyer shpinën Ballkanit ai vendos disa kushte për Perëndimin.

“Thonë çfarë do Turqia në Ballkan? Po ju përgjigjem me pyetje. Nëse ne tërhiqemi, Franca a do të heqë dorë nga politika kolonizuese? Bashkimi Evropian a do të ndryshojë dyfytyrësinë dhe nuk do të zbatojë më standarde të dyfishta me Turqinë? Do t’i mbajnë premtimet që na kanë dhënë? Do të heqin dorë ata që kanë llogari të hapura dhe të largohen nga rajoni? Nëse del dikush dhe thotë një përgjigje PO për këto pyetje, do të ndryshojmë strategji në politikën tonë të jashtme”, ka shprehur mendimin Erdogani.

Ai foli edhe për kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe, duke shprehur vendosmëri për vijimin e aksionit. Anija “Oruç Reis” u kthye në Antalia për shkaqe teknike, por kërkimet do t’i vijojë anija “Javuz Sulltan” deri më 12 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LV-së), Përparim Kryeziu, ka thënë në…