Erërat e forta rrëzojnë drunjtë përballë stacionit të policisë në Prishtinë

01 korrik 2023 | 16:24

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut, drunjtë janë rrëzuar në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë policisë në Prishtinë.

Vendi është rrethuar me shirita, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar, raporton “Ekonomia Online”.

Vendi ynë po përballet me reshje shiu, me ç’rast në shumë vende janë shkaktuar vërshime.

Po ashtu ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besë Bytyçi, drejtoresh për Mbrojtje she Shpëtim në komunën e…