Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, intervenohet në 17 raste
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, ekipet emergjente kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Në aksion kanë qenë të angazhuara Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, duke intervenuar kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerjen e drunjve si dhe në trajtimin e rasteve të zjarreve.
Sipas njoftimit, intervenimet janë realizuar në disa zona të Prishtinës dhe Fushë Kosovës, përfshirë Dardaninë, Hajvalinë, Bregun e Diellit, Mramorin dhe Teneshdollin.
Autoritetet kanë bërë të ditur se aktualisht dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.
Komunikata e plotë:
Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Kryeqytetit dhe Fushë Kosovës, kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.
Rastet e intervenimit:
Dardani – largim i llamarinës
Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës
Te Trafiku Urban – prerje e plepit
Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës
Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës
Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave
Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës
Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës
Fsharu Sinidoll – zjarr në bari të thatë
Bregu i Diellit – largim i ulluqeve
Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi
Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine
Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi
Fshati Hajvali – tym në shtëpi
Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish
Fshati Mramor – zjarr malor
Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.
Falënderojmë të gjitha ekipet operative për reagimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.



