Hykmete Bajrami reagon: Jam numër 12, më vendosën pas atyre që dikur e kanë luftuar LDK-në

12 maj 2026 | 20:27

Hykmete Bajrami ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, ku do të garojë me numrin 12, raporton GazetaBlic.

Bajrami ka deklaruar se LDK-ja është “më e madhe se çdo individ”, duke theksuar se nuk e ka braktisur asnjëherë partinë për interesa personale.

“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale”, thotë tutje Bajrami.

Ajo ka thënë se renditja në listë nuk paraqet problem për të, pasi beteja e saj është për “një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit” dhe për institucione të forta e demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sci. Albulena Bilalli do të jetë kandidatje e radhës…