Erion Veliaj drejt mandatit të dytë

01 korrik 2019 | 08:23

Dje qytetarët e Shqipërsië në mbarë vendin votuan për të zgjedhur 61 kryebashkiakët që do të drejtojnë përgjatë këtyre katër viteve.

Procesi i numërimit të votave ka vazhduar pa pasur probleme.

Erion Veliaj është pranë një mandati të dytë. Deri më tani për Bashkinë e Tiranës janë numëruar 395 kuti votimi nga 919 që janë në total.

Nga votat e numëruara deri tani, Veliaj ka marrë 64613 vota, ndërsa kundërshtari i tij, Arben Skenderaj mori 4253 vota.

Veliaj është shkëputur ndjeshëm ndaj rivalit të tij.

(Top Channel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adri Nurellari, ka bërë me dije…