Erion Veliaj: Krenar që ylli i muzikës botërore merr shtetësinë shqiptare

27 nëntor 2022 | 17:39

Në vigjilje të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.

“Sot, një shtetase globale, e cila ka mbetur me rrënjë në Shqipëri e Kosovë, bëhet pjesë e skuadrës sonë dhe një shtetase shqiptare. Në këto ditë kur ne festojmë 110 vjetorin e Pavarësisë, kuptojmë se vërtetë kemi vuajtur si komb, kemi qenë edhe të nënshtruar dhe të pushtuar, por ia kemi dalë, kemi mbijetuar, dhe sot ti [Dua Lipa] je një burim i jashtëzakonshëm krenarie si shtetase e re e Shqipërisë, si anëtare e këtij misioni, e skuadrës ‘Team Albania’. Të uroj shumë sukses edhe si shtetase e Republikës së Shqipërisë! Mezi presim sukseset e tua dhe të falenderoj që ke mbetur e thjeshtë, sepse e ke kthyer kokën pas, për të kuptuar se sado larg shkon, rrënjët e tua janë këtu, dashurinë e madhe për Shqipërinë e Kosovën nuk e ke fshehur kurrë. Të jam shumë, shumë mirënjohës që pranove të jesh me ne për këto festa”, u shpreh Veliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës, e ka mirëpritur reagimin e…