Erjon Kastrati i bashkohet ekipit të Kosovës në Sllovaki

24 nëntor 2020 | 14:29

Kosova të martën ka zhvilluar stërvitjen e parë në Bratislavë të Sllovakisë.

Ekipit të Kosovës i është bashkuar edhe Erjon Kastrati, i cili me sukses aktivizohet në Koper Primorska në Slloveni.

Kastrati gjithmonë ka dhënë maksimumin për “Dardanët” dhe me kënaqësi ka pritur ftesën nga Christos Marmarionos, për dy takimet ndaj Sllovakisë dhe Islandës, që do të zhvillohen më 26, përkatësisht 28 nëntor. Këto dy takime zhvillohen në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

“Dardanët” janë liderë të grupit me dy fitore në dy ndeshje. Kosova në muajin shkurt të këtij viti mundi në Prishtinë, Islandën 80:78 dhe Luksemburgun në udhëtim 80:84.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët që…