Zemaj: Shifrat me Covid janë alarmante, qytetarët t’i respektojnë masat e qeverisë

24 nëntor 2020 | 14:16

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga qytetarët që t’i zbatojnë masat e institucioneve kundër pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se shifrat me të infektuar me Covid janë alarmante.

“Numrat janë alarmantë. Për ta ndryshuar gjendjen, duhet ndryshuar sjelljen dhe dinamikën. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po bëjnë gjithçka që është e mundur t’i bëjnë ballë virusit. Kemi ngritur të gjitha kapacitetet e mundshme. U bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e Qeverisë, të na ndihmojnë neve dhe të gjithëve” , ka thënë Zemaj në një konferencë për medie me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…