Erzen Zyberaj vrapon 100 km në Berlin: Nuk jam i lumtur me renditjen por krenar që arrita ta përfundoj garën

28 gusht 2022 | 00:48

Sot janë mbajtur garat ndërkombëtare në atletikë në kryeqytetin gjerman, Berlini.

Kosovën e ka përfaqësuar Erzen Zyberaj i cili ka marrë pjesë përherë të parë në kampionatin botëror të atletikës.

Zyberaj është renditur i 72-ti në ranglistë ku kishte garues nga 45 shtete të botës.

Zyberaj përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan në këtë sfidë.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Kosova është bërë pjesë e historisë së ngjarjes më të madhe botërore të vrapimeve të gjata ultramaratonike.

Sot vrapuam në kampionatin botërorë të WC 100K Berlin. Ky event u mbajtë për herë të parë në Gjermani dhe pjesmarrës ishin 45 shtete nga mbarë bota.

Kosova fitoj respektin dhe dashurinë nga të gjitha shtetet pjesmarrëse si dhe nga organizatorët dhe në veqanti nga  presdienti i IAU – International Association of Ultrarunners  Nadeem Khan ?

Unë u rendita i 72 në ranglistë. Jo i lumtur në këtë pozitë por krenar që arrita ta përfundoj garën pasi që nga kilometëri i 45 kam pasur ngërqe në të dyja këmbët. Pjesa tjetër e vrapit ka qenë më shumë këmbëngulje dhe luftë që mos të dorëzohemi.

Betejën edhe mund ta humbim por luftën kurrë, kështu që neve na mbetet të punojmë akoma më shumë dhe të mbajmë kokën lart.

Falenderim të veqantë për mikun nga Shqipëria, Ervis Shehu që ka udhëtuar nga Tirana për të na mbështetur dhe dhuruar kurajo ???

Faleminderit Artës dhe Jetmirit për të gjithë dashninë dhe gjithë emocionet e dhuruara gjatë gjithë kohës??

Faleminderit nga zemra të gjithë shoqërisë që na ndihmuat që ne të jemi ketu sot??

Faleminderit sponzorit Qumështorja DRENA ROX Energy Drink – Kosova për kujdesin dhe përkrahjen ?

Faleminderit miku Istref Velici për dashurinë e treguar ndaj meje dhe gjithçka tjetër që ke bërë për mua ?

Faleminderit familjës dhe shoqërisë së ngushtë

Faleminderit

LUTAphysio Izi’s Apartment 197 Foto Gagi Bibaj Sport vitaminerals.ks Federata Atletike E Kosovës

#runtoinspire #runtogether #runforlie #ultrachallenge #ultrarunner #ultramarathon #ultrarunning #WCBerlin #kosovo #run #RoadToSuccess #runningmotivation #runnershigh #runhappy #stayhard

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq,…