Escobar përsërit mbështetjen e ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi

17 tetor 08:02

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar tha se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, qasja e Shteteve të Bashkuara është të vazhdojë të mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga BE si një mënyrë për të gjetur një zgjidhje.

“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të jemi partnerë të të dy qeverive dhe të mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku,” tha Escobar.

Gjatë një video -fjalimi në forumin 2BS i mbajtur në Budva, Mali i Zi diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për të kundërshtuar ndërhyrjen ruse në punët e brendshme të Malit të Zi.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e SHBA-së mbi ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Escobar tha se duhet bërë një dallim midis pyetjes pro-serbe dhe asaj pro-ruse.

“Para së gjithash, unë nuk e shoh çështjen pro-serbe dhe pro-ruse si të njëjtën gjë. Ato forca politike pro-serbe në Mal të Zi duhet të pranojnë se Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i orientuar nga Perëndimi dhe të mbetet pjesë e NATO. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi një shembull për rajonin në 20 vitet e fundit, dhe për ato palë që me të vërtetë po përpiqen t’i minojnë këto ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. “Disa prej tyre janë sanksione, si dhe izolimi diplomatik dhe politik ”, tha Escobar.

Pyetjes nëse është një mesazh i keq për Ballkanin Perëndimor që në samitin e fundit të Bashkimit Evropian dritës jeshile nuk iu dha një afat për anëtarësimin e këtyre vendeve, Escobar nuk u përgjigj në mënyrë specifike.

“Datat do të jenë të ndryshme për vende të ndryshme, nuk duhet të jetë kohë e pritjes shumë e gjatë, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara në bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe po thonë se Evropa duhet të përshpejtojë procesin e integrimit të këtyre vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen kutive të votimit…