Escobari dhe Lajçaku nuk deklarohen për medie pas takimit me liderët e opozitës

06 qershor 2023 | 13:08

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk janë deklaruar për medie pas takimit me liderët e opozitës.

Ndërsa pas takimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë  se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa tani.

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova po futet në një situatë shqetësuese dhe tepër të paqartë, kjo si shkak i verimeve të pamatura të kryeministrit Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…