Escobari konfirmon se ShBA-ja ka probleme me Kurtin: Jo veç me ne, ai ka probleme edhe me BE-në dhe NATO-n

12 mars 2024 | 15:37

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka konfirmuar edhe një herë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) aktualisht kanë probleme “në komunikim” me kryeministrin Albin Kurti.

Në një bisedë me gazetarë, ai është shprehur se Kosova këtë problem s’e ka veç me ShBA-në, por edhe me BE-në, NATO-n, Britaninë e Madhe, e madje, edhe me dy shtetet fqinje, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Partneriteti në mes të ShBA-së dhe Kosovës është mes popujve të Kosovës dhe ShBA-së. Nuk shkon prej një njeriu, ose një pale. Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin. Nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën”, ka thënë Escobari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkursi për drejtor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”,…