Escobari sot mban konferencë për medie për zhvillimet në veri

16 qershor 2023 | 08:56

Vendosja e kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve lokalë.

Në këto komuna që nga data 26 maj ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme. Serbët protestuan dhunshëm për disa ditë, madje tentuan të hyjnë më forcë në objektet e komunave.

Grupe kriminale serbe sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe ekipe të medieve.

Zhvillimet e fundit në veri kanë nxitur reagime të ashpra të ndërkombëtarëve të cilët edhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës t’i ulë tensionet.

Së fundmi, në veri u rrëmbyen edhe tre policë të Kosovës nga forcat e Policisë së Serbisë.

Për ngjarjet e fundit në veri të vendit, sot pritet të deklarohet edhe zëvendësndihmëssekretari për Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Escobar do të mbajë një konferencë për shtyp në internet, e cila në vendin tonë do të transmetohet në orën 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…