Escobari: Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale, urgjentisht të bëhet asociacioni

04 qershor 2023 | 11:31

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i largojë kryetarët e komunave në vëru dhe ta tërheqë policinë, dhe tek pastaj ta fillojë “urgjentisht, urgjentisht” punën për Asociacionin.

Këto i tha Escobar në një intervistë për BBC Radio, ku pas tij menjëherë edhe Kurti ishte në intervistë, për të komentuar ngjarjet në veri të vendit.

“Ky eskalim ishte rezultat pjesërisht i pagatishmërisë nga ana e Kosovës për të dëgjuar komunitetin ndërkombëtar(…)Përpjekjet tona për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte, nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura. Ai (Kurti) duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht, urgjentisht të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Escobar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë dyvjeçare është vrarë dhe 22 persona tjerë janë…