Është 104 vjeçe dhe mposhti virusin korona

05 prill 2020 | 09:36

Në moshën 104 vjeçe, pasi ka kaluar dy luftërat botërore, Ada Zanusso ia hedh edhe koronavirusit. Gjyshja me origjinë nga Venetto, Itali, është ndër të mbijetuarat më të moshuara të pandemisë.

E lindur në vitin 1916, ajo jeton prej disa vitesh në një azil në Lessona, në zonën e  Biellas, ku ditët e fundit kanë ndërruar jetë 20 prej të moshuarve që jetonin në të njëjtën rezidencë.

Me origjinë nga Veneto, më 1947 ajo u zhvendos në provincën e Biella me burrin e saj dhe dy të parët nga katër fëmijët. Dhe, pavarësisht se ka qenë gjithmonë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të pavarur, disa vjet më parë pasi theu këmbën dhe vendosi të jetonte në një strukturë jo larg shtëpisë, Residenza Maria Grazia.

“Në fillim të marsit ishte keq – thotë djali i tij Giampiero. – Kishte ethe dhe të vjella. Unë nuk mund të shkoja ta vizitoja sepse vizitat ishin të ndaluara për shkak të koronavirusit, por flisja çdo ditë me të në telefon. Sigurisht, unë menjëherë dyshova se mund të ishte koronavirus sepse kishte pasur disa raste të tjera në azil”.

Më 17 mars Ada iu nënshtrua tamponit dhe disa ditë më vonë rezultati doli pozitiv. “Në atë pikë nëna ime ishte mirë, ajo e kishte marrë veten– vazhdon djali – kështu që shqetësimi që kishim fillimisht, kur ajo kishte kaluar një javë krizë, në mënyrë paradoksale ishte zhdukur kur mësova se ajo ishte infektuar me koronavirus“.

Tashmë Ada e ka kaluar provën e koronavirusit. Ajo ngrihet vetë dhe ulet në karrige. Dhe për më tepër, ka ende kthjelltësinë e mendimit dhe inteligjencën që ka pasur gjithmonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian po shton ndihmat financiare për t’i lehtësuar efektet…