Esma Muratoviq largohet nga KHF Istogu

05 korrik 2022 | 15:34

Hendbollistja Esma Muratoviq nuk është më pjesë e Istogut, pasi ajo edhe zyrtarisht ka kaluar në Italiane Brixen. Sukseset e Esma Muratoviq me klubin istogas kanë qenë të shumta, duke fituar çdo trofe të mundshëm në hendbollin e Kosovës.

“Hendbollistja malazeze Esma Muratoviq nga kampioni kosovar Istogu kalon tek ai Italiane Brixen, pas disa viteve të kaluara me Istogun ku ka fituar gjithçka që mund të fitohet në hendbollin kosovar, Esma nga kjo sezon do të jetë pjesë e skuadrës që fitoj titullin kampion sezonin e kaluar në Itali Brixen. KHF Istogu e falënderon hendbollisten Esma Muratoviq për kontributin e dhënë në skuadrën e Istogut dhe i dëshiron shumë suksese tjera në karrierë. Faleminderit Esma!”, thuhet në njoftimin e Istogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar…