Eto’o e pranon fajësinë: Do ta paguaj dënimin

21 qershor 2022 | 15:40

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Real Madridit, Samuel Eto’o është shpallur fajtor për një mashtrim tatimor në lidhje me të drejtat e imazhit të tij në kohën kur ai luante te Barcelona.

41-vjeçari është dënuar me 22 muaj burg me kusht nga Gjykata në Spanjë. Eto’o para trupit gjykues ka pranuar se ka fshehur 3.8 milionë euro nga autoritetet tatimore të Spanjës, mes viteve 2006-2009.

Tani, ai duhet të paguajë atë shumë të parave, së bashku me një gjobë prej 1.8 milionë eurosh. Gjykata konfirmoi se Eto’o transferoi të drejtat e tij të imazhit në një kompani me bazë në Hungari, e cila deklaroi të ardhurat e tij në atë vend, ku norma e taksave është një nga më të ulëtat në Evropë. Ish-sulmuesi dhe tani kryetar i Federatës së Futbollit të Kamerunit e pranoi fajësinë.

“I pranoj faktet dhe do të paguaj atë që më takon, por le të dihet që atëherë isha i ri dhe se kam bërë gjithmonë atë që ish-agjenti im. Jose Maria Mesalles, të cilin e konsideroja si baba. Ai më kërkoi ta bëja në atë kohë”, ka thënë ish-reprezentuesi i Kamerunit. Edhe ish-agjenti i Samuel Eto’o, Jose Maria Mesalles, u dënua me 12 muaj burg me kusht dhe një gjobë gjithashtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në ShBA, Richard Grenell…