Eto’o: Mungesë respekti ‘France Football’

20 tetor 2020 | 14:16

“France Football” po organizon “Ballon d’Or Dream Team” dhe një ditë më parë ka publikuar listën e anësorëve të djathtë, ku mes tyre është edhe sulmuesi Samuel Eto’o. Kamerunasi nuk është ndjerë mirë dhe kjo për shkak të pozicionit.

Ai e konsideron vetën qendërsulmues dhe thekson se kjo është një mungesë respekti ndaj tij. “Faleminderit, por unë luajtur një ose dy sezone në të djathtë, megjithëse kam 25 vite karrierë si qendërsulmues. Mungesë respekti ‘France Football’”, ka thënë Eto’o.

Emri i Eto’os në krahun e djathtë është përkrah futbollistëve të mëdhenj si Beckham, Best, Figo, Garrincha, Jairzinho, Keegan, Matthews, Messi dhe Robben.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident afër Konvikteve në…