‘EULEX-i, i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës’

22 korrik 2019 | 17:58

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.

Në këtë takim është biseduar në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm në mes të MPB-së dhe EULEX-it, si dhe vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të të dy institucioneve.

Gjithashtu, në këtë takim është biseduar për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Kosovë ku është kërkuar të intensifikohet edhe më tej puna e organeve të sigurisë në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Po ashtu, të dy bashkëbiseduesit kanë folur lidhur me projektet e përbashkëta, ku Thrani ka shprehur gatishmërinë e EULEX-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Kosovës.

Në vazhdën e avancimit të pajisjeve që shfrytëzohen nga MPB-ja dhe agjencitë e saj, në ditët në vazhdim pritet që Ministria e Punëve të Brendshme të pranojë një donacion nga EULEX-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, pas…