EULEX-i, KFOR-i dhe policia shkojnë në vendin e ngjarjes në veri pas shpërthimit të bombës

16 janar 2024 | 08:07

Pak para mesnatës, një bombë është hedhur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Një mjet shpërthyes, me shumë gjasë granatë dore, është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik.

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës.

Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur te Hoteli Bisevac. Një nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Morën drunj i kanë rrah sa kanë pasur mundësi. Kemi…