EULEX-i solli 23 xhandarë nga Italia

09 nëntor 2022 | 10:53

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, mbrëmë solli një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR) për të siguruar stabilitetin në Kosovë.

Kjo njësi u dislokua në vend si përgjigje ndaj nevojës së misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se njësia e rregullt e EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, është e stacionuar në Mitrovicë.

“NJPSR-ja e sapozbarkuar aktualisht përbëhet nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe është e vendosur në Kompleksin Mbështetës të EULEX-it në Fushë Kosovë. NJPSR-ja është nën komandën e EULEX-it dhe do ta mbështesë Misionin në përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë ato si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë nëse është e nevojshme” thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Mes tjerash, kjo është hera e dytë që EULEX sjell një njësi të tillë në Kosovë pasi në mars të këtij viti erdhën një njësi prej 70 xhandarësh nga Portugalia dhe Franca dhe të njëjtit u larguan nga Kosova më 18 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do…