Europa League sonte mëson gjysmëfinalistët
Pas përballjeve drithëruese të Champions League, tash rendi është për Europa League.
Sonte do të mësohen gjysmëfinalistët edhe të garës së dytë më të madhe evropiane për klube.
Me fillim nga ora 18:45 Celta Vigo do të ballafaqohet me Freiburgun.
Nga ndeshja e parë gjermanët kanë epërsi kapitale prej 3:0.
Gjysmëfinalen do ta kërkojë edhe ekipi tjetër spanjoll Betis, që sonte nga ora 21:00 do të jenë përballë portugezëve të Bragës.
Takimi i parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar 1:1.
Një tjetër lojë tepër interesante do të jetë edhe ajo mes Nottingham Forrest dhe Portos.
Ndeshja e kaluar mes tyre mbaroi 1:1 dhe sonte nga ora 21:00 do t’i masin forcat në terren.
Kurse, vëmendja kryesore pritet të jetë në ballafaqimin mes Aston Villa-s dhe Bolognas.
Anglezët kanë epërsi ndaj italianëve, pasi në përballjen e parë fituan 3:1.



