Eurostat: Shqipëria e para për energjinë nga burimet e rinovueshme

26 janar 2018 | 10:46

Një fakt i tillë konfirmohet nga të dhënat e nxjerra nga Instituti Evropian i Statistikave (Eurostat), sipas të cilit, së bashku me Islandën, Shqipëria përfaqëson përqindjen më të lartë të këtij indeksi, respektivisht 69,4% dhe 72,6%, ndërkohë që në vendet e tjera kjo përqindje është më e vogël.

Sipas ekspertëve, përdorimi i energjisë së pastër në Shqipëri është i lartë për shkak se vendi mbështetet 100% te prodhimi i hidrocentraleve.

Ndërkohë, në Bashkimin Evropian, kjo përqindje është vetëm 17, dy herë më i lartë se në vitin 2014.

Objektivi i Bashkimit Evropian është që deri në vitin 2020 të prodhojë 20% të energjisë nga burimet e rinovueshme, ndërkohë që në vitin 2030 kjo përqindje të jetë 27.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës vazhdojnë të kenë ndasi…