Evra: Të paktën dy lojtarë në çdo ekip janë homoseksual

12 janar 2022 | 16:25

Ish-mbrojtësi i Francës, Patris Evra, ka folur për homoseksualitetin në botën e futbollit, duke deklaruar për Le Parisien se në çdo skuadër janë të paktën dy lojtarë homoseksual.

Evra gjithmonë është njohur se shpreh mendimin e tij dhe nuk ka frikë ta thotë atë. Kësaj radhe ai ka preferuar të flasë për një çështje, e cila komentohet jo pak në botën e futbollit.

“Kur unë isha në Angli, ne na sollën një person të fliste për homoseksualitetin. Disa nga shokët e mi të skuadrës u shprehën se kjo gjë ishte kundër besimit të tyre dhe nëse do të kishte ndonjë në ekip, ai duhej të largohej. Mund ta mendoni pak, unë kam luajtur me lojtarë që ishin homoseksual. Janë të paktën dy lojtarë për ekip që i përkasin këtij komuniteti, por nëse e pranon në botën e futbollit, merr fund” u shpreh 40-vjeçari.

Gjithashtu ai kishte për të shtuar dhe diçka për sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe: “Unë e dua atë, por ai është shumë i pastër dhe me këtë fsheh diçka. Kur ai flet, unë ndihem sikur po dëgjoj një politikan. Shpresoj që në fushë ai mendon për ekipin dhe jo për qëllimet e tij personale, sepse ekipi shkëlqen dhe jo një lojtar i vetëm” përfundoi Patris Evra për Le Parisien.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv…