“Fabrika ‘Wintech’, storie e suksesit në ekonominë e Kosovës”

27 janar 2021 | 15:27

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka vizituar fabrikën “Wintech”, e cila ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku është pritur në takim drejtori i kësaj fabrike, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Shala ka thënë se “Wintech” është një storie e suksesit në ekonominë vendore.

“Prodhimet e ‘Wintech’-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë. Produktet e ‘Wintech’-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së. Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si ‘Wintech’, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës”, ka njoftuar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 4 people, people standingImage may contain: 1 person, standing and screenImage may contain: 4 people, people standing, night and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka vlerësuar…