“Facebook” ka lëshuar në përdorim veçorinë e tij më të re

18 maj 2020 | 15:52

A po i shihni fytyrat e vizatuara të miqve dhe familjarëve tuaj nëpër “Facebook”?

Rrjeti social ka lëshuar në përdorim veçorinë e tij më të re: avatarët.

Falë karantinës dhe kohës së madhe që po kalohet në rrjete sociale, njerëzit kanë filluar të krijojnë dhe publikojnë avatarët e tyre. Por, çfarë janë këta avatarë? Si ta bëni një?

Njëjtë sikur Bitmoji, këta avatarë të “Facebook”, sapo të krijohen, mund të vendosen në çdo koment apo të përdoren në çdo bisedë në Messenger, transmeton Express.

Për ta krijuar një avatar, së pari duhet të bëni disa zgjedhje, si ngjyrën e flokëve, të lëkurës, formën e syve, të hundës, llojin e qerpikëve, syzet, kapelat dhe gardërobën. Ia vlen ta provoni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi, përmes një aksioni simbolik para…