Ish-aktivisti i LV-së e quan Kurtin tradhtar: Nuk e duam të vdekur, por e ka shkelur sovranitetin e vendit

18 maj 2020 | 15:44

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi, përmes një aksioni simbolik para ndërtesë së Qeverisë ka thënë se nuk e duan të vdekur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai më pas ka shtuar se Kurti e ka shkelur sovranitetin e vendit, duke pranuar 1 000 teste për koronavirus nga Serbia.

Më tutje, Ramizi e ka quajtur Kurtin tradhtar, duke shtuar se nuk ka probleme personale me të, por me veprimet e tij.

“Me këtë rast kam dashur t’i them kryeministrit se nuk e duam të vdekur dhe nuk kemi asgjë me qenien e tij, por me të bëmat dhe të pa bëmat e tij”.

“Asnjëherë nuk do ta dëshirojë vdekjen e tij. Shumica e aksioneve të Vetëvendosjes janë të kopjuara. Unë jam aktivisti i dikurshëm i Vetëvendosjes dhe kam rrugëtuar me Albinin”.

“Në fillim të mandatit të tij unë i kisha dhuruar bluzën time me thënien ‘Mos tradhto dhe mos u shit’”. Unë isha plagosur përballë protestave, ndërsa Albin Kurti qëndronte përballë kordonit të policisë, e cila na merrte në shenjë dhe na vriste”.

“Albin Kurti na ka tradhtuar kur ka pranuar 1000 teste nga Serbia dhe kur ka lejuar Serbinë me shkel sovranitetin territorial të Kosovës. Nuk kam asgjë me qenien e tij, por me të bëmat dhe pa bëmat e tij”, ka thënë Ramizi./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…