Fahri Fazliu i ri pas ndalimit nga Specialja: Ballëhapur dhe krenar për të kaluarën tonë të lavdishme!

17 prill 2024 | 15:08

Fahri Fazliu i ri, ka reaguar pas ndalimit nga EULEX-i me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale.

Fazliu, i cili mban emrin e xhaxhait të tij, heroit të Kosovës, ka bërë me dije se ia kanë konfiskuar telefonin.

Ai ka thënë se është ballëhapur dhe krenar me të kaluarën e familjes së tij dhe të popullit shqiptar.

“‘Erërat lëkundin degët, por trungun jo’. Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturën e tyre në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe aty më konfiskuan telefonin. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme! Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, ka shkruar Fazliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar hakmarrje të Serbisë për…