Fahri Fazliu i ri po mbahet në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë

17 prill 2024 | 10:57

“Epoka e re” më herët ka raportuar për arrestimin e Fahri Fazliut të ri nga Gjykata Speciale.

Sipas burimeve, ai po mbahet në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe familjarët janë në pritje të lirimit të tij.

Fahri Fazliu gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeç.

Ndërsa ai para 2-3 viteve ka qenë i ftuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.

Ndaj arrestimit të tij, ka reaguar kryetari në detyrë i OVLUÇK-së, Faton Klinaku.

“Hajde poshtërsi hajde”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka hedhur fajin te gjyqtari…