Fajoni bën thirrje për vazhdim të dialogut

14 shkurt 2019 | 12:58

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave kanë ngecur.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter” ka bërë thirrje që këto dy çështje të zgjidhen sa më shpejt.

“Unë sinqerisht kam shpresuar se të dyja çështjet; dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës si dhe çështja e vizave për qytetarët e Kosovës do të zgjidhen brenda mandatit të Parlamentit Evropian. Por, të dyja çështjet janë të bllokuara! Bëj thirrje që të veprohet nga ana e përgjegjësve”, ka deklaruar Fajon.

Këtë mesazh Fajon e dha gjatë një takimi të eurodeputetëve me një delegacion të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Sindikale e Kontrollorëve Ajrorë në Kosovë ka vazhduar grevën…