Fakultetit Juridik i akreditohen të gjitha programet studimore

21 korrik 2023 | 11:36

Pas një pune intensive 20 mujore dhe përkushtim të përbashkët, ka përfunduar procesi i ri akreditimit të të gjitha programeve të Fakultetit Juridik, sipas standardeve të reja të akreditimit. Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook”,  Prof. Ass. Dr. Florent Muçaj, Prodekan për çështje mësimore dhe cilësi pranë Fakultetit Juridik.

Njoftimi i plotë i Prodekanit Muçaj:

Pas 20 muajve punë dhe përkushtim të përbashkët, ka përfunduar procesi i ri akreditimit të të gjitha programeve të Fakultetit Juridik, sipas standardeve të reja të akreditimit. Dy (2) nga programet e akredituara Master do të zhvillohen në gjuhën angleze.

Ky proces filloi me Këshillin e Evropës, të cilët mbështetën analizën e plan programit të studimeve baçelor dhe mori drejtim në punëtorinë e mbajtur në dhjetor të vitit 2021, e cila nxori parimet bazike mbi të cilat vijoji tutje procesi, deri në përfundim.

Gjatë kësaj kohe, u hartuan mbi 1500 faqe, për të përgatitur aplikacionin e akreditimit (raportet e vetëvlerësimit), përfshirë këtu dokumente dhe sqarime për të gjitha programet studimore.

Në 20 muaj angazhim, u realizuan vizita studimore, u bë ri-konceptimi i mësimit klinik, u realizuan takime dhe marrëveshje me akterët e tregut të punës, u krijua Qendra për Studime Klinike, etj. I gjithë ky angazhim kishte për qëllim krijimin e programeve të përshtatshme, Baçelor dhe Master, të cilat i përgjigjen kërkesave të tregut të punës dhe nxjerrin studentë/juristë dhe profesionistë të përgatitur të fushave përkatëse juridike.

I tërë procesi i ri akreditimit të programeve studimore ka qenë gjithëpërfshirës, konsultues dhe është koordinuar nga Zyra e Dekanit, në bashkëpunim me Zyrën për Zhvillim Akademik të UP-së dhe si rezultat i kësaj, Fakulteti Juridik ka akredituar:

  1. Programin Baçelor, i cili ka marrë akreditim për 5 vite, me vlerësime maksimale;
  2. Tetë 8 programe Master, katër (4) prej të cilave janë ri akredituar në kohëzgjatje prej 5 vite, kurse të tjerat për 3 vite, përfshirë edhe një (1) program në gjuhën angleze që është akredituar për herë të parë.

Lista e atyre që duhet falënderuar për një proces kaq të suksesshëm është e gjatë dhe është si vijon:

  1. Këshillin e Evropës për mbështetjen në angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë që kanë hartuar analizën e kurrikulës së studimeve Baçelor dhe mbështetjen për programin e ri Master, “Të Drejtat e Njeriut, E Drejta Penale Ndërkombëtare dhe Drejtësia Tranzicionale;
  2. Të gjithë personelin akademik të Fakultetit, të cilët që nga fillimi dhe në vazhdimësi kanë qenë të përfshirë në procesin e akreditimit;
  3. Shefat e katedrave të Fakultetit Juridik;
  4. Projektin HERAS PLUS për mbështetjen e ofruar në programin Baçelor;
  5. Të gjithë akterët e tregut të punës, të cilët e kanë mbështetur Fakultetin Juridik dhe kanë marrë pjesë në takime me ekspertët ndërkombëtarë;
  6. Të gjithë studentët e Fakultetit Juridik që kanë marrë pjesë në takime me ekspertët ndërkombëtarë;
  7. Të gjithë të diplomuarit (ALUMNI) e Fakultetit Juridik që kanë marrë pjesë në takimet me ekspertët ndërkombëtarë;
  8. Drejtorin e Zyrës për Zhvillim Akademik në Universitetit të Prishtinës, Koordinatoren dhe ish Koordinatoren për Zhvillim Akademik të Fakultetit Juridik;
  9. Personelin Administrativ të Fakultetit Juridik për punën e bërë, veçanërisht në organizimin e takimeve dhe vizitës së ekspertëve ndërkombëtar;
  10. Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), për punën profesionale dhe komunikimin efikas e korrekt, gjatë gjithë kohës.

Nga ky proces i akreditimit, Fakulteti Juridik ka nxjerrë mësime të shumta, të cilat në të ardhmen do të shërbejnë si udhërrëfyes për përmirësimin e cilësisë së programeve dhe cilësisë në përgjithësi.

Për të gjitha mësimet e nxjerra, ndërlidhur me rekomandimet e dala nga procesi i akreditimit të programeve studimore, nga Fakulteti Juridik, së shpejti do të hartohet një raport gjithëpërfshirës, i cili do të rekomandojë veprimet që duhet ndërmerren nga Universiteti i Prishtinës (organet përgjegjëse brenda Universitetit dhe Fakultetit), për plotësimin e standardeve të akreditimit, që kanë dalë nga raportet vlerësuese të ekspertëve ndërkombëtar të cilët i kanë vlerësuar programet e Fakultetit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës duke marrë parasysh rritjen e numrit të…