Falet Bajrami në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festën e hijeshuan ilahitë e Egzon Ibrahimit

09 korrik 2022 | 13:45

Klan Kosova ka transmetuar faljen e Kurban Bajramit direkt nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Mbulimi special televiziv nisi në orën 04:30, kur edhe është falur namazi i sabahut, dhe zgjati për më shumë se dy orë.

Programi festiv i Bajramit të Kurbanit në Klan Kosova u hijeshua edhe më shumë me ilahitë e ilahistit të mirënjohur Egzon Ibrahimi, që këtë vit mori çmimin e publikut në garën e këngëve fetare në Stamboll.

Shikuesit e Klan Kosovës kanë mundur t’i ndjekin edhe ligjëratat nga hoxhallarët e Pejës dhe mysafirëve specialë që ishin të ftuar nga Bashkësia Islame e Pejës.

Pamjet e faljes së Kurban Bajramit nga kjo xhami e bukur mund t’i shihni në një video të përmbleshur të cilën e gjeni më poshtë:

https://youtu.be/aqFg5J4EJqE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit…